Arrestohet i moshuari që i zuri pritë dhe e qëlloi me dy plumba babain që ishte me dy fëmijë

0

 

Është arrestuar pas dy orësh, autori i plagosjes së Hilë Gjinit në fshatin Balldre në Lezhë. Policia ka njoftuar se ai është Gjergj Gjini 69 vjeç, banues në Balldre. Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Hilë Gjini, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje. Kujtojmë se Hilë Gjini u plagos me dy plumba në këmbë teksa po çonte fëmijët në shkollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu