Gjyqtari dënohet me 6 muaj burg/ EMRI

0

Luan Daci, ish-gjyqtari i KPA-së, është dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO si rezultat i falsifikimit të dokumentave.
Vendimi është shpallur nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish anëtarin e KPA-së.
Gjyqtari Simoni pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi: Dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg, për 12 muaj të mos kryej asnjë vepër penale dhe dënimi i konvertohet në shërbim prove.
Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 20 maj të këtij vitika pezulluar nga detyra ish gjyqtarin dhe çështja është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.
“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna” në vitin 1997 , deklaroi SPAK.
Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.
Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu