Arrestohet mësuesja që kreu marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar

0

Është arrestuar një mësuese, 25 vjeçare, pasi që e njëjta ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës, 14 vjeçar.

Fatinham Hossain nga Horsham, West Sussex u dënua të premten në gjykatën e Brighton Crown, pasi ajo pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës, ndërkaq kishte edhe një akuzë për shtrembërim të kursit të drejtësisë.

Ajo ishte e arrestuar në qershor të vitit 2020 për manipulim përmes llogarive të rreme në rrjete sociale për të ngacmuar anëtarët e familjes dhe miqtë e viktimës në përpjekje për të njollosur atë si pedofil, ndërkaq duke tentuar t’i jep ryshfet djalit në mënyrë që të heqë dorë nga akuzat.

Ajo kishte pozuar si një 14-vjeçare duke kontaktuar me një familjarë të djalit për ta cilësuar atë si pedofil.

Kjo erdhi pasi ajo falsifikoi një shtatzëni kur djali tha se donte t’i jepte fund marrëdhënies seksuale, shkruan Daily Mail.

Nëpërmjet llogarive të ndryshme false, ajo ka ngacmuar dhe kërcënuar edhe nxënës të tjerë, duke u thënë që të mos flasin me policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu