Arrestohet në Elbasan shtetasi britanik për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të policisë

0

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, për një incident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Aqif Pasha”.

Shtetasi britanik akuzohet për prishje të qetësisë publike dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu