Arrestohet një person për kanosje me vrasje ndaj Kurtit

0

Është arrestuar një person për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Ai dyshohet për kanosje me vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës.

I dyshuari me inicialet N.S. u arrestua të enjten me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu