Policia kufitare në Qafë-Botë ka arrestuar pronarin e lokalit në Sarandë, ku pak kohë më parë humbi jetën një 17-vjeçar për shkak të këputjes së kavos së ashensorit.
Në pranga u vu Spiro Iljadhi, 37 vjeç, banues në Sarandë.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.Spiro Iljadhi është përfshirë në një konflikt me armë më 20 qershor 2021. 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri qëlluan me 20 plumba pas një konflikti të çastit ku të plagosur ngelën vetë Iljadhi dhe një pushues i cili po kalonte aty në ato momente.