Belsh/Policia Rrugore kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit

0

 

Si rezultat i kontrolleve, në Belsh, Policia Rrugore ka evidentuar 6 raste të drejtimit të motomjeteve, pa leje drejtimi. Për këto raste, janë vënë në pranga shtetasit A. P., 19 vjeç, banues në fshatin Dëshiran dhe S. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Vlashuk, si dhe po precedohen në gjendje të lirë shtetasit R. M., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë, E. T., 71 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, S. U., 72 vjeç, banues në fshatin Shkëndi dhe V. D., 63 vjeç banues në Elbasan.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me lejen përkatëse për drejtimin e automjeteve/motomjeteve dhe të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu