Arrestohet rusi në hotelin ku po rrinte/ Refuzonte të bënte pagesën

0

Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar pasi kishte refuzuar të dal nga hoteli në të cilin kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu