Ish-opinionisti i emisionit “Për’puthen” ka hedhur herë pas here pas largimit të tij thumba për konkurrentët dhe ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur këto ditë.
Meridiani ka shprehur mendimin e tij që gjithçka ka qenë një lojë për përfitime personale, teksa tregon edhe shifrat me të cilat paguhen konkurrentët e emisionit.
Opinionisti zbulon se ata marrin shuma marramendëse nga reklamat që bizneset u ofrojnë.
“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha Ramçaj.
Ai veçoi Tean, duke treguar se ajo fiton 15 mijë euro dhe u shpreh se ish-konkurrentja e bën gjithçka për vëmendje dhe para.