Arrestohet shoferi i aksidentit në Librazhd. Hetim edhe për dy persona të tjerë

0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., 70 vjeç, banues në Librazhd dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e dy automjeteve, 4 nga të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nisi hetimi për Q. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kallëzuar specialisti i pyjeve, se 63-vjeçari ka pushtuar 3 dynym tokë (pronë e bashkisë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu