Arrestohet shoferi që përplasi ditën e djeshme 15-vjeçarin në Elbasan

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e automjetit pas aksidentit të ndodhur dje në aksin Belsh Marinë, ku humbi jetën një 15-vjeçar që udhëtonte me motor dhe u plagos shoku i tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

34-vjeçari duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu