Sokol Lepuri është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës, pasi akuzohet për rrëmbimin e 21-vjeçares nga Burreli, Alestina Gjoni dy vite më parë.
Kujtojmë se në gusht të vitit 2019 ai akuzohet se ka rrëmbyer të renë nga Burreli, Alestina Gjoni e cila kishte një marrëdhënie dashurie me Lepurin. Ngjarja është denoncuar në vitin 2019 nga i ati i vajzës, Gjon Gjoni i cili në atë kohë ishte shprehur se vajza dhe Lepuri ndodheshin në një marrëdhënie dashurie prej një viti.
Denoncimi i kryefamiljarit Gjoni erdhi pasi prej kohësh ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me të bijën. Gjon Gjoni kishte treguar për mediat se kishte mësuar nga vajza tjetër se Alestina ishte larguar me të dashurin e saj Sokol Lepuri për të punuar në qytetin e Sarandës.
Por pas largimit nga qyteti ata nuk kishin pasur asnjë kontakt nga Alestina dhe kjo gjë i bëri familjarët të dyshonin se ajo mund të jetë shfrytëzuar nga Lepuri.