Arsyeja është shumë e trishtë! 200 gra shtatzëna në Mat dalin në protestë

0

Mungesa e mjekëve është kthyer në problem shqetësues kudo në vend. Por kur bëhet fjalë për nënat shtatzënë problemi merr përmasa shqetësuese.

Disa gra shtatzëna në Mat kanë paralamëruar se do të dalin në protestë ditën e sotme, pasi spitali i qytetit të tyre nuk ka një gjinekolog.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e zgjedhur më 25 prill, Dhurata Çupi, e cila ka publikuar mesazhin e dërguar nga njëra prej tyre. Sipas gruas shtatzënë, e cila ka dërguar mesazhin te deputetja, ka mbi 4 javë që spitali i kësaj zone nuk ka mjek gjinekolog. Sipas saj, nga afro 200 gra shtatzëna, vetëm 5 janë te gatshme të dalin në protestë, pasi kanë frikë se u hiqen njerëzit nga puna, apo arsye të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu