Shkrim i përgatitur nga:
Melisa Koduzi
Halit Hidri
Qyteti i Elbasanit konsiderohet di djepi i kulturës i cili mbart në vetvete gërshetimin e mesjetës me kohën moderne.
Si i tillë, ai ngjall kureshtjen e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj që më së shumti adresohen në dëshminë e gjallë të qytetit, “Kalanë e Elbasanit”.
Çdo bllok i kësaj kalaje ka një rëndësi të veçantë dhe të çmueshme.
Mirëpo kjo vlerë e saj është marrë për të mirëqenë vitet e fundit, duke u bërë shinjeshtra e “artistëve të rrugës” si një tablo vandalizmi. Fatkeqsisht, ky thesar i mbushur me pasuri kulturore e historike, është dëmtuar nga të rinjtë e qytetit duke u munduar t’ia zhveshin mantelin e kulturës dhe historisë e ta zëvëndësojnë ato me pseudo-piktura dhe shkrime boshe.
Tashmë ka marrë përmasa shqetësuese mungesa e ndërgjegjësimit nga çdo individ; dhe ky element po ndikon indirekt në ekonomi me uljen e vlerave turistike.
Vihet re gjithashtu dhe indiferenca e institucioneve lokale, që minimalisht, mund të paraqisnin tabela paralajmëruese kundër shkrimeve me sprajt.
Nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar se atdhetarizmi dhe përgjegjësia e shqiptarëve mjafton vetëm për të brohoritur me patriotizëm, dhe në këtë rast, faji nuk qëndron vetëm tek qeveria. infoelbasani.com