Rekord infektimesh. Humbin jetën 2 shtetas në Gramsh dhe Elbasan dhe 6 qytetarë të tjerë. 495 raste të reja

0

 

Prej ditësh shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë vijojnë të jenë të larta.gjatë 24 orëve të fundit nga 1 927 testime janë konfirmuar të infektuar 495 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Gjithashtu gjatë 24 orëv etë fundit betejën me Covid në vendin tonë e kanë fituar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar ne 24 orë 141
Të shtruar në spitale 352
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1927

Testime totale 137,172
Raste pozitive 23,705
Raste të shëruara 12,002
Raste Aktive 11,146
Humbje jete 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492
Durrës 963
Fier 905
Korçë 713
Shkodër 634
Elbasan 526
Lezhë 524
Vlorë 474
Berat 317
Kukës 266
Gjirokastër 221
Dibër 11

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu