As vdekja s’i ndau! Historia e vdekjes së bashkëshortëve në Tiranë, gruaja ndërroi jetë, burri s’e përballoi dot

0

Arta Meçaj ka ndërruar jetë e para, për aryse që ende nuk dihet, e më pas burri, Safeti duket se nuk e ka përballuar humbjen e bashkëshortës dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.
Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e dhimbshme të ndodhur ditën e hënë në Tiranë, ku u gjetën të vdekur një çift të moshuarish të cilët banonin te “Nënstacioni i Selitës”. Fillimisht u dyshua se burri ishte vetëvarur e më pas gruaja kishte pësuar atak në zemër, por duket se ka ndodhur e kundërta.

Sipas gazetarit Besard Bajraktaraj ka qenë gruaja, Arta Meçaj ajo që ka ndërruar jetë e para, për aryse që ende nuk dihet, e më pas burri, Safeti duket se nuk e ka përballuar humbjen e bashkëshortës dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.
Deri më tani është bërë me dije se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga Policia. Dy të moshuarit u gjetën pa jetë nga nipi, i cili ishte i vetmi i afërm, i cili banonte pranë tyre. Ai është marrë në pyetje për marrëdhënien mes çiftit dhe nëse ata kanë pasur probleme apo shqetësime kohët e fundit.

Ndërsa sipas banorëve të zonës, dy të moshuarit ishin gjithnjë të dy bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre. Aq sa duket që nuk kanë dashur që as vdekja t’i ndante.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu