‘President, si ndiheni?’/ Biden i përgjigjet me “hedhje pupthi” pas aksidentit me biçikletë

0

Joe Biden u hodh disa herë pupthi, shtrëngoi grushtat dhe qeshi me qytetaren.
Presidenti Joe Biden është mirë pas aksidentit më të fundit, kur u rrëzua nga biçikleta e tij. Presidenti amerikan mesa duket dëshiron të provojë se është shumë mirë, sepse kur u pyet se si po kalonte, Biden u hodh disa herë pupthi, shtrëngoi grushtat dhe qeshi me qytetaren.

Së fundmi ai u përfshi në një aksident të vogël me biçikletë. Biden dhe gruaja e tij kishin shkuar për një shëtitje të vogël me biçikletë në përvjetorin e tyre të 45-të të martesës. Por kur Biden ndaloi, ra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu