Nga një surprizë e bukur për Serie A, por dhe për Shqipërinë, Kristjan Asllani vjen ndryshe në këtë grumbullim të radhës me përfaqësuesen kuqezi, vjen pas një transferimi të bujshëm në radhët e Inter.
Ishte e pritshme që Asllani të haste pak vështirësi në një skuadër si Inter, por minutat që ka pasur në dispozicion janë shumë të pakta, madje për këtë është kritikuar edhe Inzaghi. Në 9 ndeshje në total, Asllani është aktivizuar vetëm 30 minuta.
