Albanian Sports & Tourism ose siç njihet ndryshe AST në bashkëpunim me Këshillin Rinor Elbasan organizoi këtë fundjavë rafting në lumin Shkumbin.
Rafting, vitet e fundit është kthyer në një ndër sportet më të preferuar nga turistat vendas por jo vetëm.
Më shumë se 20 të rinj iu bashkuan këtij aktiviteti të veçantë jo më larg se 15 km nga qyteti Elbasanit.
AST me një eksperiencë disavjeçare ofron ekskluzivisht këtë aventurë që zgjat rreth 2 orë lundrim përgjatë lumit Shkumbin , duke u ndalur dhe në pika historike siç është ajo e urës së Kamarës, një urë e rindërtuar që prej vitit 1600 e cila funksiononte si një urê përgjatë udhës antike Egnatia. ( Kandavia )