Atentat , qëllohet me breshëri arme drejt makinave të 36-vjeçarit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Shkodër, ku është qëlluar me breshëri arme në drejtim të dy mjeteve në pronësi të një 36-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se pronari i makinave është David Ndoci, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Gomsiqe e re.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu