Atentati ndaj Ines Hajrullajt te “Uji i Ftohte”, grupi i Vlorës dënohet në total me 148 vite burg

0

VLORË-Gjykata e Vlorës ka pranuar pretencën e Prokurorit të çështjes duke dënuar me 148 vite burg në total, grupin e Vlorës të cilët bënë atentatin tek “Uji i Ftohtë” ku mbeti i plagosur Ines Hajrullaj.

Fajtor është shpallur Daut Elmazi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Ai është dënuar me 35 vite burgim.

Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim. Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.

Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu