Predikuesi televiziv dënohet me 8.658 vite burg/ Organizata e tij u akuzua për tortura, heqje të lirisë dhe dhunë seksuale

0

Në Turqi, një predikues televiziv, Adnan Oktar, u dënua me 8658 vjet burg për abuzim seksual. Gjyqi përfshinte 215 të pandehur, 72 prej të cilëve u arrestuan.

Gjykata Penale e Stambollit e shpalli gjithashtu fajtor Oktarin për drejtimin e një organizate të paligjshme dhe të armatosur të ngjashme me një sekt, duke penguar të drejtën për arsimim, torturë, heqje lirie dhe regjistrim të të dhënave personale kundër anëtarëve të organizatës së tij.

Trupi gjykues konsideroi gjithashtu Oktarin përgjegjës për krimet e kryera nga të pandehurit e tjerë, pasi ai mbante rolin e drejtuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu