Atentati ndaj shefit të policisë/ Ja kush është 19-vjeçari që plagosi policin dhe babain e tij

0

Autori i dyshuar nga policia që qëlloi mbi makinën e shefit të Policisë Bashkiake , është Ilirjan Hasanaj 19-vjeçar. Në makinë me Mentor Hasanajn ishte dhe babai i tij, që u plagos nga plumbat, dhe gruaja e tij që nuk është dëmtuar.
Burime bëjnë me dije se ai është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit, i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi. Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

 


Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj, i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj, ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Autori, i cili i kishte ndjekur, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas, ndërsa më pas u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë. Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu