Atentati në Fier ku u ekzekutua 41-vjeçari, Rrumbullaku: Kemi identifikuar autorin, po punohet për sqarimin e rrethanave

0

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit Elton Javori në Fier.

Rrumbullaku deklaroi se autori ëshë identifikuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë”- tha Rrumbullaku në një konferencë mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu