Atentati në Lezhë/ Dyshohet për një tjetër të plagosur, pas të shtënave autorët u larguan drejt…

0

Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në një berberhane në Lezhë.

30-vjeçari pas plagëve të marra u transportua për trajtim mjekësor te Trauma.

Policia ka dyshime se mund të jetë një tjetër person i plagosur.

Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë.

Pasi kanë qëlluar, autorët me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Shën Kollit.

Autorët kanë qenë të veshur me kamuflazhe e me kapuç.