Atentati, policia shoqëron disa persona, mes tyre banorë të zonës

0

KURBIN- Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Milot, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi. Policia ka marrë në pyetje personat që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar. Në mesin e të shoqëruarve janë dhe banorë të lagjes së viktimave, të cilët mund të kenë qënë dëshmitarë të ngjarjes.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu