Postimi i plotë i ish-kryetarit të PD dega Elbasan dhe ish deputetit Aurel Bylykbashi:
Taulant!
Meqë bëre trimin, kur the qe jam gati për çdo lloj ballafaqimi, atëhere po te kujtoj çkemi bërë ne në ish komunën Tregan 2005-2013…
Dhe me thuaj çkeni bërë ju 2013-2021?
Sa për kujtese.., keni bere 0 metër/ katror asfalt dhe investime!!
Kjo është reforma juaj administrative, ku i vute shqelmin fshatit dhe fshatareve!!
Dëgjo tani:
- Rruga e Llixhës Qendër, 30 milion leke te reja.
- Rruga e fshatit Tregan, 30 milion leke te reja.
- Sistemimi i përroit te Llixhës+Pedonale+Shkarkimet e ujrave termale, 15 milion leke te reja.
- Rruga e Llixhes se Hidrajit, 18 milion leke te reja.
- Ujësjellësi i Llixhës se Hidrajit+fshati Kycyk+Sistemimi i ujrave te zeza ne Llixhën e Hidrajit, 32 milion leke te reja..
I dëgjove??
Shko dhe verifikoji po deshe, or trim!!!
Dhe diçka se harrova…
Behu gati per vlerën totale…, sa kemi investuar ne, ne 8 vjet dhe sa ju ne 8 vjet, ne te gjitha fushat, ne Elbasan!!!
Do te shohësh çudira!!!
Kështu do masim dhe performancën tende si Deputet i Elbasanit!!!