Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë, arsyeja madhore pse e mbajti të fshehtë

0

Vetëm pak ditë më parë burime ekskluzive për “iconstyle.al” konfirmuan se Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri i saj janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur. Modelja nuk ka publikuar në rrjete sociale asnjë foto të saj me barkun e rreumbullakosur dhe madje nuk bëri asnjë reagim pas publikimit të tkëtij lajmi.

Mesa duket ajo paska një arsye të fortë pse po rezervohet kaq shumë për jetën e saj private. Burime pranë Aurelës kanë treguar për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë.

Burimi: Iconstyle

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu