Një autobus i shoqërisë së transportit ‘Era Travel’ ka pësuar difekt në hyrje të tunelit të Kërrabë.
Pas difektit, udhëtarët kanë zbritur në pritje të rregullimit të autobusit.
Ndërkohë asnjë mjet tjetër transporti i kompanisë nuk ka ardhur në ndihmë të tyre.
Në fotot dhe infot e dërguara në redaksinë e Infowebtv, qytetarët ankohen se janë lënë në vapë dhe se asnjë autobus apo mjet tjetër transporti nuk ka mbërritur për t’i dërguar ata në destinacion. Mjaft ankohen se kanë humbur orare pune, takimesh dhe nevoja të tjera shëndetësore. Nuk është hera e parë që kompanisë i ndodhin avari të tilla.