Automjeti e përplas keqazi, plagoset drejtuesi i motorit (Video)

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në kryeqytet tek Komuna e Parisit. Paraprakisht mësohet se një automjet ka përplasur një motor e për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.

Nga pamjet e siguruara shihet drejtuesi i motorit i cili ndodhet në tokë ndërsa qytetarët e rastit i japin ndihmën e parë.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu