Mbetjet “pushtojnë” lagjen Skëndërbej

0

Çdo ditë, mbeturina nga më të ndryshmet, ushqime, plastmasë, letra, gjethe, inerte të ndryshme, kafshë të ngordhura e gjithçka tjetër hidhen në anë të rrugës. Shume prane shteepive të banuara këto mbetje kundërmojnë erë të rëndë dhe janë burim sëmundjesh dhe infeksionesh. Mungesa e koshave ne keto zona ka sjelle agravimin e kësaj situate e cila ndodhet sot në këtë gjendje.

Banorët shprehen se presin një zgjidhje nga pushtetit lokal, ashtu siç është premtuar gjatë fushatave elektorale, pasi djegia, tymi e mbeturinave, aroma e pakëndshme mbeten shumë shqetësuese për ta.

Mospajisja me kosha mesa duket nuk është një problem i vetëm për lagjen Mehalla e Madhe pasi prej vitesh banorët në këtë zonë vuajnë nga infrastruktura e keqe dhe nga mungesa e ndriçimit në orët e vona të natës.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu