Automjeti u fut në dyqanin e luleve, qytetarja: Dy vetë zbritën dhe ikën me vrap

0

Një automjet në Vlorë ka përfunduar në ambientet e një dyqani lulesh pasditen e së martës. Drejtuesi i mjetit tip “Golf” si duket ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në ambientet e dyqanit.

Një qytetare që ka parë skenën tha se pas aksidentit erdhi policia dhe ambulanca por kjo e fundit u largua pasi në automjet nuk ndodhej asnjeri.

“Pashë makinën e futur aty në dyqan. Vjen ambulanca dhe policia. Ambulanca iku bosh sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, zbritën nga makina dhe ikën me vrap.”

Sipas vajzës, dy personat që ndodheshin në të u larguan me vrap pas ngjarjes.  Aksidenti ndodhi në  bulevardin “Ismail Qemali” ndërsa të lënduar nuk ka pasur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu