Autori Rakip Zhguni vjen me botimin “Sytë e saj”

0

“Sytë e saj” është botimi më i fundit që shkrimtari nga qyteti i Elbasanit, Rakip Zhguni, sjell për të apasionuarit e veprave letrare. Libri i radhës përmban disa tregime dhe novela që të intrigojnë t’i shfletosh. Për Infoweb/ media shkrimtari Rakip Zhguni, tregon përse e ka titulluar “sytë e saj” dhe mesazhet që është përpjekur të ndërthururë artistikisht nga ngjarjet e realitetit të dikurshëm me ato të ditëve të sotme.

Vepra shtrihet në një hapësirë të gjerë kohore, ku përqendrohet konkretisht në vendlindjen e shkrimtarit, mbi ngjarjet e përjetuara, brengat, po ashtu dhe groteskun e personazheve midis të qeshurës dhe të qarës, midis komikes dhe tragjikes, te ultës dhe të madhërishmes, të bukurës dhe të shëmtuarës.

Në rënditje ky është botimi i 18 i shkrimtarit i cili sjell në vëmendjen e lexuesve një qasje të ndryshme artistike me qëllimin që vepra dhe lexuesi janë të gjithkoshëm, dhe rrëfimet midis të shkuarës dhe të tashmes kanë elementin e kujtesës dhe të krahasimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu