Autorja Henerjeta Stambollxhiu promovon librin “Pazari i Vjetër i Elbasanit”

0

Në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” në Elbasan u promovua libri album fotografik “Pazari i Vjetër i Elbasanit”, i autorës Henerjeta Stambollxhiu. Ky album ofron një rikthim historik, duke pasqyruar jetën dhe aktivitetet e ish-pazarit të qytetit, si dhe zanatet e asaj periudhe. Autorja, e njohur për angazhimin e saj në ruajtjen e pasurive kulturore të Elbasanit, thekson rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe identitetit të qytetit.

Në event ishin të pranishëm qytetarë, krijues, mësues dhe nxënës, të cilët diskutuan mbi vlerën e librit për qytetin dhe kulturën lokale.

Nxënësit e shkollës “Onufri” kontribuan në ngrohjen e atmosferës me interpretimin e disa kompozimeve muzikore, duke e bërë prezantimin një përvojë të veçantë dhe të pasur kulturor./Infoweb Media