Një akt i rrallë solidariteti vjen nga Gramshi,ku Ardian Xhelili ka strehuar në shtëpinë e tij Avni Agon, një 80-vjeçar që ka jetuar për dekada në rrugë. Të dy, të rritur pa prindër, ndajnë një histori të përbashkët vështirësish.
Avniu, i njohur si “Avniu i gazetave” në Elbasan, ka shitur shtypin e ditës për 50 vjet, por kurrë nuk ka pasur një strehë të tijën.
Sot, falë humanizmit të Ardianit, ai më në fund ka gjetur një vend të sigurt ku të jetojë. Ardiani shpjegon arsyet e vendimit të tij.
Akte të tilla humanizmi po bëhen gjithnjë e më të rralla për shoqërinë ku jetojmë!/Infoweb Media