Avokat Ngjela: Ku është Basha? SHBA po monitoron…

0

Zgjedhjet e 25 Prillit sollën fitoren e Partisë Socialiste duke lënë humbëse partitë e tjera por kjo gjë nuk u la pa u komentuar.

Nga Spartak Ngjela

Zgjedhjet u mbyllën: ato i fitoi Partia Socialiste.

Por, humbësit, të gjithë janë të prerë në fytyrë dhe te shthurur nga sistemi logjik individual, flasin vetëm fjalë që shtyhen të dala nga mllefi i tyre. Por, më keq duken ata që vetëquhen analistë, dhe që dallojnë që janë të trembur. Pse vallë?

Mendonin, që, meqë kishin të njëjtin hall me Saliun për reformën antikorrupsion, Saliu do t’a bllokonte.

Jemi në një situatë ku krerët e Partisë Demokratike janë fshehur, kurse një grup i pakuptimtë gazetarësh që duan t’i mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga fituesi, po i bëjnë shqiptarët të qeshin. Si mund të thuash që më kanë vjedhur, pa paraqitur një provë të vetme?!! Më e bukura është refreni: janë blerë votat, dhe po ju del që deri tani është kapur humbësi si blerës votash.

Por, dallohet edhe diçka: të gjithë këta u dallua se janë të trembur, dhe kjo u kuptua nga ngjyra e fytyrës në daljet e të hënës, të martës, edhe të mërkurës: ngjyra që kriminalistika moderne e njeh si frikë të të inkriminuarit. Pse? Nuk i dihet… autorët politikë të korrupsionit kanë paguar nga të katër anët. Por ka pasur shumë lloj pagesash. Nejse, do t’i dëgjoni…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu