Baba i 4 fëmijëve, emigranti shqiptar gjendet i pajetë brenda banesës

0

Një 47-shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Pylo të Greqisë.

Siç raportojnë mediet vendase emigranti shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme brenda banesës nga familjarët e tij.

I ndjeri ishte baba I katër fëmijëve. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në vendin fqinj, ndërsa mësohet se ka pasur një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto.

Nuk dihet arsyeja që çoi shqiptarin në aktin e vetëvrasjes, pasi nuk është gjetur asnjë letër shënim.

Çështja është marrë në hetim nga autoritete përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu