Babai 45-vjeçar humb jetën teksa shpëtonte vajzat e tij nga mbytja

0

Një 45-vjeçar britanik ka ndërruar jetë pasi u përpoq të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbytja në një nga plazhet e Portugalisë.

45-vjeçari Trevor Pelling u fut me shpejtësi në ujë pasi pa të dy vajzat e tij 12 dhe 9-vjeçare të ishin në vështirësi për shkak të dallgëve të forta në plazhin e Calada, ditën e djeshme.

Sipas asaj që raportuan mediat e huaja, 45-vjeçari pësoi arrest kardiak. Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vajzat për fat të mirë arritën të shpëtohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu