“Babai dhe lopa”, Endri Prifti reagon për koncertin e Goran Bregoviç: Shikoni çfarë fshihet mbrapa

0

Ditët e fundit kryefjala e çdo lajmi ka qenë këngëtari Goran Bregoviç i cili është ftuar në “Festën e Birrës”, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korçës.

Të shumtë kanë qenë artistët shqiptarë e jo vetëm, që kanë reaguar të revoltuar për ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri, i cili akuzohet se ka ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet 90 kundrejt masakrave në Kosovë.

Një ndër artistët e indinjuar është dhe Endri Prifti, i cili e ka cilësuar reagimin e tij ndryshe duke e emërtuar si “babai dhe lopa”.

Me një video të publikuar në Facebook, këngëtari është shprehur se Bregoviç është një artist i madh, por kjo kurrsesi nuk justifikon faktin që ai duhet të performojë në Shqipëri.

“Nuk kisha nga tja mbaja. Duhet te reagoja edhe une per koncertin e Goran Bregoviç ne Korçe . Por une reagoj ndryshe dhe kete e dine fort mire qe te gjithe. Po e emertoj ( babai dhe lopa) . Ne do te jemi ne dt 21 ne qytetin tone, ne vendlindjen tone si çdo vit tek kjo feste e mrekullushme qe organizon Bashkia Korçe , sikurse mbare Shqiptarise e mbare Botes kudo qe ne jemi prezent me muziken dhe shpirtin tone te vertete. We love you all . Nga vete dora ime Endri Prifti. Vellai im do te dali se shpejti ne tv per analizzando e kesaj lemshi qe lemsh te behen te gjithe . Respekt,” ka shkruar Prifti bashkangjitur videos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu