Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën në Pejë

0

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar një marsh protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Gjatë protestës iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Marshit paqësor u udhëhoq nga vajza e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra të martën, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit, i cili vrau të martën në mëngjes viktimën.

Marshi protestues është organizuar nga Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë, të cilat janë shprehur thellësisht të trishtuara dhe të indinjuara nga rritja e rasteve të vrasjeve të qëllimshme të grave – femicidi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu