Bajram Begaj ‘pastron’ Presidencën nga “njerëzit” e Metës: Për 2 orë jepni dorëheqjen

0

TIRANË- Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj duket se nuk do të ketë në stafin e tij asnjë prej këshilltarëve të paraardhësit të tij, Ilir Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Begaj ka kërkuar nga të gjithë këshilltarët e Metës që të japin dorëheqjen nga detyra. Madje u ka dhënë vetëm 2 orë kohë. Asnjë minutë më shumë.

Deri më tani, dorëheqjen nga posti e ka dhënë Edmond Panariti, i cili është zëvendësuar nga Eduard Seitaj që do mbajë postin Drejtor i Kabinetit të Presidentit të ri të Republikës. Pas tij, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari tjetër, Ylli Asllani.

Po ashtu, deri më tani nuk dihet se përse Begaj ka kaq shumë urgjencë për të larguar personat që Meta la pas, por deri më tani, publikisht nuk është njoftuar dorëheqja e askujt nga grupi i këshilltarëve. Ndërkohë që Begaj “pastron” Presidencën, ndërkohë që Meta nga ana tjetër por përballet me betejën e tij të parë pas rikthimit në opozitë.

Sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M. Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu