Balla, Klosi dhe Soreca marrin biçikletat, ja ku kanë shkuar për shëtitje

0

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla bashkë me ministrin Blendi Klosi të shoqëruar nga ambasadori i BE Luigi Soreca kanë përshkuar me biçikletë një pjesë rruge drejt Stëblevës.

Balla ka ndarë fotot në rrjetet sociale duke bashkangjitur edhe një përshkrim.

“Mirëmëngjes Bashkë me Ambasadorin Luigi Soreca dhe Ministrin Blendi Klosi me biçikleta mes bukurive fantastike të Stëblevës”, shkruan Balla.

Të relaksuar pas zgjedhjeve, politikanët shqiptarë dhe ambasadori, kanë zgjedhur zonën e Stëblevës për të kaluar këtë fundjavë me diell.

Siç shihet dhe nga pamjet, fotografit i është dashur që të dalë anës rrugës që të realizojë foto sa më artistike të të pranishmëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu