Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, Kryeministri Edi Rama ka propozuar që drejtimin e Ministrisë së Brendshme ta marrë deputeti i Qarkut të Elbasanit Taulant Balla. Opozita zyrtare ,por dhe ajo e rithemelimit janë shprehur kundër detyrës së propozuar Z. Balla. Së fundmi ka reaguar edhe nënkryetari i Pd së Sali Berishës Luçiano Boçi. Z. Boçi shkruan në rrjetin e tij social facebook se Ballës i është propozuar kjo detyrë për të fshehur e pastruar pisllëqet e partisë së tij.
Postimi i Luçiano Boçit:
Balla, politikani që mbi atdheun vendoste partinë, çfarë mund ta ketë Policinë e shtetit përveç se një rreckë dhe armë për të fshehur e pastruar pisllëqet e partisë së tij!?
Infoweb Media!