Balla nga Elbasani flet pë zgjedhjet e 25 prillit

0

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, është shprehur nga Elbasani lidhur me kandidimin e tij si Ministër i Brendshëm si dhe për mjaft çështje të tjera lidhur me situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike në fillim të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.

I pyetur për ndryshimet në qeveri, së shpejti ku mes të tjerash është komentuar edhe emri i tij, Balla është përgjigjur se “aktualisht PS është duke marrë vlerësime nga elektorati dhe qytetarët lidhur me performancën e ministrave dhe deputeteve dhe në këtë proces zëri qytetar është i rëndësishëm”. Por sipas tij, lidhur me zërat për emrat e ministrave përfshi edhe emrin e tij, këto janë thashetheme mediatike.

I pyetur nëse PS do të arrijë të marrë 74 mandate në legjislaturën e re, ai u përgjigj se “74 është minimumi, mendojmë se do të marrim më shumë”.

Po ashtu i pyetur edhe për fraksione të ndryshme brenda PS si Ditmir Bushati ai tha se “këto janë manovra të kundërshtarit të padukshëm që tenton të dëmtojnë Partinë Socialiste”.

Balla i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me punësimet, rritjen e pagave, premtimeve të bëra dhe realitetit në të cilin ndodhet vendi sot.

Këto deklarata kreu i Grupit Parlamentar Socialist i bëri në një aktiviteti ne Elbasan në kuadër të 111 vjetorit të mbajtjes se Kongresit të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu