Balla për mediat: Do ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore.

Pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, Balla foli për mediat, ndërsa tha se propozimi i tij do jetë një komision bipartizan

“Ne do kemi mundësi që do ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore, propozimi im ka qenë që të kemi një komision bipartizan”, tha ai.

Balla po ashtu u ndal tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, për të cilin tha se opozita e kishte të gjithë kohën e nevojshme për t’iu dhënë qytetarëve një avokat të mirëfilltë, por sipas nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë.

Sa më shpejt do t’i japim popullit një avokat populli dhe jo avokat të PD. Opozita e pati kohën dhe hapësirën, tetë muaj, për ti dhenë popullit një avokat, por nuk e shfrytëzoi. Ka një traditë që opozita propozon, por jo emëron. Emërimin e ka Kuvendi. Gara do të jetë e hapur. Ftoj avokatët, përfaqësues të nderuar të Shoqërisë civile që plotësojnë kriteret që sapo të njoftohet hapja e shprehjes së interesit që të aplikojnë. I bëj thirrje opozitës që; në demokraci duhet të biesh dakord”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu