Balldren/ Qytetarët, ndotja shkakton asmën tek fëmijët

0

Ndotja në Elbasan është përfolur prej vitesh si një nga shkaktarët e sëmundshmërive të ndryshme në këtë zonë, megjithëse autoritetet shpesh herë e kanë lënë në heshtje këtë shqetësim, të ngritur dhe nga banorët.

Shifrat e te prekurve rriten nga viti në vit pasi ndotja ndikon drejtpërdrejtë për rritjen e sëmundjeve kancerogjene e per shfaqjen e sëmundjeve te rrugëve të frymëmarrjes sidomos te fëmijët.

Ne ndaluam pikërisht në fshatin Balldren, ku banorët kanë dëshirë të flasin për ndotjen dhe të shprehin shqetësimin se ajo po u shkakton sëmundje, por nga ana tjetër druhen të dalin në media me pretendimin se askush nuk do i dëgjojë fjalët e tyre, veçse do të identifikohen si të sëmurë dhe do të shikohen me përbuzje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu