Ballkani superkampion, mposht Llapin dhe fiton edhe Superkupën e Kosovës

0

Portokallëzinjët e Ballkanit të Suharekës, që drejtohen nga trajneri Ilir Daja, ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezultat minimal 1-0 dhe ka merituar edhe Superkupën e Kosovës. Ndeshjen është zhvilluar në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi.

Golin e vetëm të ndeshjes për kampionët e Ballkanit, e ka shënuar futbollisti Lumbardh Dellova në minutën e 62-të. Duhet thënë se skuadra e Llapit, fituese e Kupës së Kosovës ka luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi Bekim Maliqi është larguar nga ndeshja, pasi është ndëshkuar me dy kartona të verdhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu