Trafikonte emigrantë nga Turqia, dënohet me 27 vite burg shqiptari në Greqi

0

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është dënuar me 27 vite burg dhe 111 mijë euro gjobë për trafik emigrantësh nga Turqia për në Greqi.

Mësohet se së bashku me të janë dënuar dhe dy persona të tjerë, ku organizatori është dënuar me 28 vite burg dhe në gjobë mbi 1 milion euro. Ndërsa i dënuari tjetër është një shtetas palestinez, me 27 vite burg dhe një gjobë mbi 1 milion euro. Si dhe përveç tre personave, në dosjen e ngritur është edhe një tjetër i huaj nga Palestina, i cili dyshohet se është edhe drejtues i organizatës por i shmanget arrestimit dhe është në kërkim.

Të tre akuzohen për përfshirjen në një organizatë kriminale dhe për trafikim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2021, ndërsa dënimi u morr pak ditë më parë nga një gjykatë greke

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu