Banesa përfshihet nga flakët, shpëtojnë për mrekulli të zotët

0

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sauk. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, në Sauk.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës së shtetasit me inicialet I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. Fatmirësisht u bë evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shërbimet e Policisë.

Aktualisht vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu