UNPFA prezanton “Analizën e Politikave të Përgjegjshme Gjinore për Familjen në Shqipëri”.

0

Ditën e djeshme në Tiranë është prezantuar “Analiza së Politikave të Përgjegjshme Gjinore për Familjen në Shqipëri”.
Përmes kësaj analize është ofruar një panoramë e mjedisit ligjor, ekonomik dhe shoqëror për politikat e përgjegjshme gjinore ndaj familjes në Shqipëri, duke rekomanduar një sërë shembujsh të suksesshëm të vendeve europiane, në të cilat inkurajohet roli I rëndësishëm i grave në jetën shoqërore, profesionale dhe familjare.

Ky prezantim u organizua nga UNFPA në partneritet me Komisionin Parlamentar Shqiptar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin dhe Nënkomisionin për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave.
Pjesë e panelit të të ftuarve në këtë prezantim ishte dhe drejtoresha e Info.Elbasanit, Anisa Bahiti.
“Sot kisha kënaqësinë të isha e ftuar në një panel diskutimi si aktiviste e jetës publike dhe sipërmarrëse, ku u njoha me “Analizën e Politikave të Përgjegjshme Gjinore për Familjen në Shqipëri”. Ky prezantim u organizua nga UNFPA në partneritet me Komisionin Parlamentar Shqiptar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin dhe Nënkomisionin për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave ,”-është shprehur Bahiti në statusin e saj.


“ Puna për balancën gjinore është me përfitim shoqëror dhe ekonomik. Shfrytëzimi i kapaciteteve femërore në sektorin publik është një avantazh krahasues. Siç thuhet në Deklaratën e Athinës (1992):Gratë dhe vajzat përfaqësojnë gjysmën e talenteve dhe aftësive potenciale të njerëzimit dhe mospërfaqësimi tyre në marrjen e vendimeve është një humbje për shoqërinë në tërësi,”-ka theksuar Bahiti.
Kujtojmë se barazia gjinore mbetet ende një plagë e vjetër për shoqërinë shqiptare dhe prezntime të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e grave shqiptare për rolin e tyre në shoqëri dhe në familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu